Search
Close this search box.

Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani, thotë Kievi

Shpërndaje

Ukraina thotë se rreth 10 mijë ushtarë të vendit kanë vdekur në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

Sipas medieve të huaja, këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych dhe detajet në një intervistë në mediet sociale, kur u pyet se sa trupa kishte humbur Ukraina në 100 ditët e para të luftës –domethënë deri më 3 qershor.

Ukraina thotë se po humbet rreth 100 ushtarë çdo ditë në luftime, me qindra të tjerë të plagosur.

Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30 mijë trupa ruse kanë vdekur. Megjithatë vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët – më shumë se 15 mijë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.

BBC Russian ka konfirmuar vdekjen e 3,502 ushtarëve rusë – por kjo mbulon vetëm ata që janë emëruar dhe varrosur në varreza

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme