Search
Close this search box.

Mbahet Parada Shqiptare, pas dy vitesh, rrugët e New Yorkut mbushen me simbole kombëtare

Shpërndaje

E përbashkëta e qytetarëve që në orën tetë gjatë së shtunës u drejtuan në Paradën Shqiptare në New York, ishin simbolet kombëtare.

Turma të cilës nuk i shihej fundi, u krijua nga qindra shqiptarë, të cilët pas dy vitesh do t’i riktheheshin traditës së Paradës Shqiptare.

Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trojet shqiptare. Madje një 50 vjeçar nga Tropoja pjesëmarrjen në këtë paradë e ka kthyer në traditë.

“Jam nga Tropoja, jam 50 vjeçar, prej kur organizohet kjo paradë marrë pjesë gjithmonë” thotë ai.

Secili prej tyre, pa dallim moshe, do t’i bashkohej këtij organizimi, e përmes veshjeve kombëtare, plisit, këngës e valleve, do ta shpërfaqte prejardhjen.

Me veshje kombëtare të rajoneve të ndryshme shqiptare, disa vajza të reja nisën vallen nën tingujt e tupanit.

Në këtë organizim nuk munguan as fëmijët.

Siç ndodhë rëndom, gjatë Paradës Shqiptare, mblidhen shqiptarë nga troje të ndryshme, ku për disa orë përmes këngës, veshjeve e valles, kujtojnë vendin e tyre.

Ata për tri orë me radhë, ishin pjesë e aktiviteteve të ndryshme, e pas kësaj pasoi parada e cila zakonisht zgjat rreth një orë.

Pjesëmarrës ishin organizatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa paradës i prinin policë shqiptarë.

Dy vitet paraprake një organizim i tillë kishte qenë i pamundur për shkak të pandemisë.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme