Ambasadorja ruse Lyudmila Vorobieva ka refuzuar të konfirmojë nëse presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë në një samit të G20 në Bali gjatë këtij viti.
“Ne nuk mund të përcaktojmë ende nëse presidenti Putin do të marrë pjesë offline apo online. Kemi ende kohë për të menduar për këtë dhe për të pritur zhvillimet”, citohet Vorobieva nga agjencia e lajmeve Antara, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Indonezisë Joko Widodo në prill, Putin tha se do të merrte pjesë në samitin e G20.
Megjithatë, ShBA-ja që atëherë ka shprehur kundërshtim, duke thënë se “nuk mund të jetë biznes si zakonisht” me Moskën pas pushtimit të Ukrainës.
Është e rrallë që Putini të shihet në publik në ditët e sotme, me thashethemet që qarkullojnë për shëndetin e tij.