Search
Close this search box.

Kurti në Bratisllavë: Serbia nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel të diskutimit në kuadër të forumit “GLOBSEC” në Sllovaki. Të ftuar tjerë në panel ishin Emisari i BE-së, Lajcak, presidenti malazez Gjukanoviq, kryeministri maqedonas Kovaqevski dhe Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se fatkeqësisht Serbia thotë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk i pranon krimet që i ka bërë në Kosovë.

Në procesin e bisedimeve me Serbinë kam qenë i angazhuar dhe konstruktiv neve na nevojitet një dialog parimor mes dy palëve të barabarta për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve që ka në qendër njohjen reciproke.Fatkeqësisht Serbia thotë se nuk e njeh kurrë Kosovën, dhe rrjedhimisht nuk i pranon krimet që i ka bërë në Kosovë. Për të qenë i sinqertë, e dyta na ofendon dhe na lëndon më shumë.  19 shtete demokratike të NATO-s u bashkuan për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ata kishin kundërshtime në shtetet e veta por vepruan”, u shpreh Kurti.

Duke folur për iniciativën e Ballkanit të Hapur, Kurti tha se Kosova është e hapur ndaj Procesit të Berlinit.

“Megjithatë ne po provojmë shumë në Bruksel që të arrijmë marrëveshje kur vjen puna te targat dhe energjinë elektrike në veri si dhe të zhdukurit nga lufta e fundit. Kosova është storje suksesi i njerëzve liridashës të Kosovës. Ne jemi falënderues ndaj shteteve perëndimore. Ballkani Perëndimor është i hapur ndaj BE-së, NATO-s, SHBA-së, por ne nuk mendojmë se duhet të hapemi ndaj fuqive të lindjes, ne përkrahim Procesin e Berlinit i cili po përkrahet sërish nga kancelari Olaf Scholz”, u shpreh ai.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme