Search
Close this search box.

Shefja e FMN-së nuk pret recesion global

Shpërndaje

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se nuk pret të ketë recesion global, por “kjo nuk nënkupton që e përjashtojmë këtë mundësi”.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kristalina Georgieva, ua rikujtoi të pranishmëve se FMN-ja ka parashikuar rritje prej 3.6 për qind për vitin 2022, që është “një rrugë e gjatë drejt recesionit global”.

Georgieva tha se perspektiva globale ishte “pak a shumë si moti këtu në Davos – horizonti është errësuar”.

Ajo tha se do të jetë “një vit i vështirë” dhe se një prej probleme më të mëdha është rritja e çmimeve të ushqimit, që pjesërisht është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shefja e FMN-së listoi edhe sfida të tjera, përfshirë edhe rritjen e normave të interesit, inflacionit, forcimit të dollarit, ngadalësimit ekonomik në Kinë, krizën klimatike dhe së fundmi edhe kriptovalutat.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme