Search
Close this search box.

Delegacioni i Parlamentit Evropian do të vizitojë Tiranën më 23 maj

Shpërndaje

Një delegacion prej shtatë eurodeputetësh do të vizitojë Tiranën nga data 23 deri më 26 maj, për të shprehur mbështetjen e tyre për avancimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Anëtarët e Komisionit për Punët e Jashtme do të shqyrtojnë progresin që Shqipëria ka bërë deri tani dhe nevojën për reforma të mëtejshme.

Sipas një njoftimi për shtyp në faqen e internetit të Parlamentit Europian, eurodeputetët pritet të riafirmojnë synimin e Shqipërisë për të nisur bisedimet e anëtarësimit.

Gjatë vizitës së tyre, eurodeputetët do të merren edhe me çështjet e theksuara në raportin e Shqipërisë, pasi ai u miratua në PE më 19 maj.

Raporti pohon se Shqipëria ka përmbushur kushtet e nevojshme për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Delegacioni do të kryesohet nga David McAllister dhe do të takohet me liderë politikë shqiptarë, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme