Kosova ka nënshkruar sot marrëveshje me Francën për bashkëprodhim kinematografik.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku.
“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve. Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, ka shkruar Çeku.