Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Gregory Meeks ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Përmes një postimi në Twitter, Meeks ka thënë se ka pasur takim produktiv me Kurtin dhe nevojën që Serbia dhe shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Takim produktiv me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendësministren e punëve të Jashtme, Liza Gashi dhe ambasadorin Ilir Dugolli. Diskutuam për marrëdhënien e fortë SHBA-Kosovë dhe sfidat për sigurinë evropiane nga Rusia si dhe nevojën për Serbinë dhe të tjerët që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Meeks.