Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përmendur Kosovën derisa shprehi mbështetje të fortë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Pas takimit të së enjtes me liderët e dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë, Bideni ka thënë se trupat finlandeze dhe suedeze kanë shërbyer krah për krah me SHBA-në dhe trupat e NATO-s në Kosovë, Afganistan dhe në Irak, raportoi CNN-i.
“Trupat finlandeze dhe suedeze tashmë kanë shërbyer krah për krah me SHBA-në dhe trupat e NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Dhe Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ndihet krenar që mirëpret dhe ofron përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara për aplikimet e dy demokracive më të mëdha.