Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.
Sipas mediave të huaja, lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada.
Hapi i tillë vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës ndezi një “evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane”.
“Duket si diçka shumë e madhe, shumë serioze dhe duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë”, citohet të ketë thënë Linde.
“Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë (procesi), por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit”.
“Tani këtë javë, ky aplikacion do të dorëzohet, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë dhe më pas do të përpunohet nga NATO”.
Ndryshe, kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.
E presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “me siguri do të shkaktojë përgjigjen tonë”.