Search
Close this search box.

Një rrugë në New York emërtohet “Skënderbeu”

Shpërndaje

Një rrugë lokale në New York të SHBA-së e ka marrë emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Shqiptarët atje kanë organizuar një tubim me muzikë shqipe e flamuj për nder të kësaj ngjarjeje të dielën, derisa në mediat online janë publikuar edhe pamje

Në këtë ditë historike për komunitetin shqiptaro-amerikan, u bashkëngjit edhe kryetari i shtetit të New York-ut, Eric Adams.

Përmes një postimi në Twitter, Adams tha se ishte nder të merrte pjesë në emërtimin e rrugës “Skënderbeu”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kongresmeni demokrat Adriano Espaillat, i cili falendëroi ish-këshilltarin e shtetit  të New Yorkut, Mark Gjonaj, për kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Kjo është rruga e tretë që mban emrin e personaliteteve të shquara shqiptare.

Krahas “Gjergj Kastrioti Skenderbeut”, dy rrugët e tjera janë emërtuar “Nene Tereza” dhe “Fan Noli”.

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme