Search
Close this search box.

Arrihet marrëveshja Kompakt 236.7 milionë dollarëshe me MCC’në

Shpërndaje

Pas negociatave intensive, Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) kanë finalizuar në Uashington marrëveshjen Kompakt, në vlerë 236.7 milionë dollarë amerikanë. Kjo marrëveshje do ta ndihmojë Kosovën për ta zhvilluar dhe pavarësuar sistemin energjetik të vendit.

MCC e ka quajtur këtë javë produktive, pas zhvillimit të negociatave dhe arritjes së marrëveshjes.

Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës kanë finalizuar një javë produktive negociatash lidhur me propozimin prej 236.7 milionë dollarësh për marrëveshjen Kompakt, me qëllim të fuqizimit të sektorit të energjetik të vendit dhe vazhdimin e investimeve për një të ardhme më të ndritshme për kosovarët”, thuhet në një njoftim.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, e cila kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër, rreth 35 milionë euro, bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës. Ajo tha se programi ka dy projekte.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme