Search
Close this search box.

Përdhunimi si mjet lufte, ekspozitë në Nju Jork për gratë që i mbijetuan krimeve të luftës në Kosovë

Shpërndaje

Në qytetin e Nju Jorkut u hap të martën ekspozita e titulluar “Një grua duke qarë: gratë dhe lufta” e fotoreporteres së njohur Marissa Roth, e cila trajton temën e dhunës dhe përdhunimit si mjete lufte. Një pjesë të madhe të fotove të ekspozuara gazetari amerikan i ka realizuar në Kosovë.

Në një intervistë, fituesja e çmimit Pulitzer flet për vështirësitë dhe misionin e projektit të saj. Të pranishëm në hapjen e ekspozitës ishin edhe të mbijetuarat e luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi-Goodman dhe Besarta Jashari.

Për 38 vjet, fotoreporterja amerikane, fituese e çmimit Pulitzer, Marissa Roth, ka fotografuar gra që i kanë mbijetuar krimeve të luftës në mbarë botën, duke sjellë me vete historitë e tmerrshme të këtyre grave.

Disa nga fotografitë e saj u shfaqën në ndërtesën e Roosevelt në Nju Jork, si pjesë e një ekspozite nga Muzeu i Tolerancës në Qendrën Simon Wiesenthal dhe organizatës Rally for Her Justice.

Shumë nga fotografitë e ekspozitës me titull “Një grua që qan: gratë dhe lufta” janë realizuar në Kosovë.

“Kam parë gjëra që do të doja t’i kisha parë kurrë, por nuk mund t’i fshij nga kujtesa. Mundohem të përfshihem me zemrën time dhe më pas t’i tregoj dhe t’i ritregoj këto histori. Më bëjnë të trishtuar por ndjej se përmes këtyre historive unë mund t’i tregoj botës se çfarë ndodhi. Kjo është mënyra ime për të treguar se sa të forta dhe të guximshme janë këto gra. Unë them se jam aktiviste e paqes dhe se kjo është mënyra ime për të thënë se mjaft është mjaft”, tha Roth.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 22 qershor.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme