Search
Close this search box.

Kosova miraton nismën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës të enjten, më 12 maj, ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas njoftimit të Qeverisë, me këtë vendim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës obligohet që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Është themeluar më 1949.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme