Search
Close this search box.

Drita Vucinaj, nga një vajzë e vogël e bullizuar në një modele e suksesshme në New York

Shpërndaje

 

Ajo ishte vetëm 7 vjeç kur së bashku me motrën e saj erdhën në Amerikë për tu bashkuar me pjesën tjetër të familjes.

Për Shqiptaro-Amerikanen Drita Vucinaj, periudha deri para se të ribashkohej me prindërit ishte një nga më të vështirat në jetën e saj.

Albanian judoka Distria Krasniqi wins bronze medal at the European Championship5 1

“Kam lindur në Kelmend të Shqipërisë. Kujtimet e mia më të hershme të fëmijërisë sime ishin kujtimet më të vështira. Kur isha 5 vjeç, kuptova se mami dhe motra më e madhe na lan mua dhe motren tjeter ne Shqiperi ndërsa ato shkuan në SHBA, atje ku babai im kishte emigruar tashmë, për t’i ofruar familjes një jetë më të mirë.

Drita, tani një modele e sukseshme në qytetin e New York’ut, ende e ka të freskët në memorjen e saj momentin kur fëmijëria e saj ndryshoi përgjithmonë.

“Më kujtohet dita kur kuptova se nëna ime nuk do të kthehej. Më kujtohet se isha ulur në një karrige në mes të dhomës me foton e saj në duar. Unë bërtita dhe qaja për të, nuk ndjeva kurrë dhimbje siç e ndjeva atë ditë. Atë ditë mori fund fëmijëria ime. Unë dhe motra ime qëndruam me anëtarë të ndryshëm të familjes për dy vitet e ardhshme. Na trajtuan shumë keq, mezi ushqeheshim dhe na kishin lënë pas dore. Në atë kohë une mendoja se prindërit tanë na kishin braktisur dhe ne nuk do të na donin më kurrë.”

drita2

Ajo po ashtu mban mend edhe momentin kur arriti në tokën e premtuar.

Ditë përpara se të vinte në SHBA, familja ime në Shqipëri e përshkruante SHBA-në duke thënë gjëra të tilla si “të gjithë atje janë të pasur”, “ndërtesat janë të mbuluara me ar”. Kur dola nga JFK në një natë dimri me borë, më kujtohet se mendoja “çfarë në botë është ky pisllëk”. Lirshëm mund të them se Amerika nuk është aspak nga si më kishin thënë mua.”

Përshtatja në shoqërinë amerikane, nuk ishte aspak e lehtë. Drita thotë së vazhdimisht bullizohej nga nxënësit e klasës së saj.

“Shoku kulturor ishte intensiv. Filluan të më ngacmonin që në ditët e para që shkoja në shkollë në Bronx. Fëmijët më tallnin që nuk dija anglisht, talleshin me flamurin tim dhe me pamjen time.

Ndërsa u rrita në adoleshencë, ishte e vështirë të isha një “fëmijë normal”. Të rritesh në një shtëpi super strikte dhe tradicionale shqiptare kishte sfidat e veta. Nuk më lejonin të bëja asgjë tjetër përveçse të shkoja në shkollë, të punoja dhe të kthehesha në shtëpi. Duke parë tani, e di që prindërit e mi bënë gjithçka për të mbrojtur vajzat e tyre. Por në atë kohë, doja vetëm të përshtatesha me pjesën tjetër të miqve të mi. Diçka që nuk kam qenë në gjendje ta bëj kurrë.”


Përkundër vështiresive të shumta, Drita ia arriti ti bënte prinderit krenar, duke marrë një diplomë universitare dhe duke filluar një pune të mire dhe stabile.

Por ajo kishte një ëndërr tjetër për veten dhe më në fund gjeti forcën për ta bërë edhe veten krenare.

drita3

“Gjithmonë kam dashur të bëhem modele që kur isha fëmijë, por prindërit e mi kishin ëndrrat e tyre që unë të shkoja në kolegj dhe të gjeja një punë premtuese. Pas gjithë asaj që kanë kaluar, nuk i kam fajësuar kurrë sepse e dija se ata thjesht donin atë që mendonin se ishte më e mira për mua.

Pasi mbarova kolegjin dhe punova punën time të parë në korporatë, e gjeta veten absolutisht të mjerë. Pas vetëm disa muajsh kuptova se asnjë shumë parash nuk ia vlen të bësh diçka që nuk të pëlqen. Dhe ndërsa kisha frikë se do t’i zhgënjeja prindërit e mi, frika ime më e madhe është të shikoj prapa me pishman që nuk kam ndjekur ëndrrën. Kështu që vendosa të lë punën për të ndjekur modelingun.”

drita4
Ka dy vite prej kur Drita Vucinaj, nisi karrieren e saj si modele duke u bërë pjese e disa agjencive modelingu.

Po asthu, vetem pak muaj më parë, imazhi i shqiptaro-amerikanes u bë pjesë e kompanisë Sephora, për linjen e njohur të kozmetikës “Danessa Myricks Beauty”.

drita5

Duke jetuar suksese të njëpasnjëshme, modelja Vucinaj thotë se asnjeherë më parë nuk është ndier më e lumur dhe e përmbushur së tani.

“Për mua, suksesi përfshin të qenurit në linjë shpirtërore, të shëndetshëm mendërisht, të përmbushur në punën time të përditshme dhe të kem marrëdhënie të shkëlqyera me njerëzit që kanë më shumë rëndësi për mua, si i fejuari im dhe familjet tona.Jam shumë mirënjohëse pëe të arriturat e mia dhe të them sinqerisht se e vlerësoj si më të suksesshmin momentin e jetës ku jam aktualisht.”

drita6

Një ditë nga jeta profesionale e modeles shqiptare:

Çdo ditë është e ndryshme dhe kjo është një nga pjesët e mia të preferuara në karrierën time. Përveç të qenit modele, unë jam edhe krijuese e përmbajtjeve pëe rrjete sociale. Kështu që unë ose jam duke udhëtuar nga zona e NYC/NJ për xhirime ose jam në shtëpi duke punuar për përmbajtjen. Tiktok më ka ndihmuar të hap një pasion të madh për të qenë krijues i përmbajtjes. Kjo do të thotë se unë po postoj në kanalet e mia të mediave sociale për gjërat që më interesojnë, duke bashkëpunuar me markat që i dua dhe besoj mjaftueshëm për t’i ndarë dhe rekomanduar ose duke punuar me markat mbi bazën UGC ku krijoj dhe shes përmbajtjen time që ta përdorin për mediat e tyre. Pra, me pak fjalë, çdo ditë është e ndryshme, por çdo ditë jam para kamerës duke bërë atë që më pëlqen absolutisht.

Mesazh nga Drita Vucinaj

“Është bukur të mësosh nga njerëzit e tjerë, por mos harro se përvoja e tyre e jetës dhe përvoja jote e jetës nuk mund të jenë kurrë të njëjta. Bota po ndryshon kaq shumë. Shikoni përpara, jini të vërtetë ndaj shpirtit tuaj dhe bëni gjërat ashtu sic ju dëshironi.”

drita 7

Llogaria në Instagram e Drita Vucinaj:

 

View this profile on Instagram

 

Drita Vucinaj (@dritavucinaj) • Instagram photos and videos



Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme