Forcat ushtarake të Polonisë thonë se kanë nisur një stërvitje të përbashkët ushtarake të shtunën, ku do të jenë të përfshira 18 mijë forca të NATO-s.
Stërvitja do të ketë ushtrime të rregullta të cilat do synojnë përmirësimin e sigurisë së krahut lindor të aleancës dhe vjen në një kohë kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Për shkak të këtyre rrethanave, ushtria e Polonisë i bëri thirrje publikut që të mos publikojë informacione ose foto automjeteve ushtarake që priten të lëvizin nëpër vend në javët e ardhshme.
Njoftimi paralajmëron se vendime të tilla mund të dëmtojnë sigurinë e aleancës.
“Le të jemi të kujdesshëm për rreziqet!”, thuhet në deklaratën e ushtrisë polake.
Në stërvitjen e përbashkët ‘Defender Europe 2022’, do të marrin pjesë mbi 20 vende.
Stërvitja është planifikuar të vazhdojë nga data 1 deri më 27 maj.