Search
Close this search box.

Filmi “Vera andrron Detin” e fiton çmimin “Zambaku i Artë”

Shpërndaje

Filmi “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, e ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit goEast në Wiesbaden të  Gjermanisë.

Nga ekipi i filmi kanë njoftuar se ata janë nderuar me çmimin “Zambaku i Artë”.

“Jemi të emocionuar të bëjmë të ditur se “Vera Andrron Detin” është vlerësuar me çmimin “Zambaku i Artë” në edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit goEast në Wiesbaden të Gjermanisë.

“E falënderojmë jurinë, dhe audiencën e mrekullueshme për nderimin që i është bërë festivalit”, shkruhet në njoftimin e filmit.

Filmi trajton temën e Verës, një grua e moshës së mesme, është një përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila ka një jetë të strukturuar mirë: bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë që jep mbështetje dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë prishet nga vetëvrasja e burrit të saj dhe më pas ndiqet nga kërcënimet e burrave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.

Skenariste e filmit është Doruntina Basha, producent Shkumbin Istrefi derisa në rolin kryesor luan aktorja Teuta Ajdini Jegeni. Aktorët tjerë janë Astrit Kabashi, Alketa Sylaj, Refet Abazi.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme