Search
Close this search box.

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, thotë Lavrov

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

I pyetur për këtë çështje në një intervistë me kanalin televiziv India Today, Lavrov thotë: “Vetëm armët konvencionale”.

Në fillim të luftës, Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë dhe një numër figurash të qeverisë ruse kanë sinjalizuar se vendi do të ishte i gatshëm t’i përdorte ato në rrethana të caktuara.

Lavrov thotë gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme nga ushtria ukrainase.

“Operacioni në lindje të Ukrainës synon, siç u njoftua që në fillim, të çlirojë plotësisht republikat [të vetëshpallura] Donetsk dhe Luhansk. Dhe ky operacion do të vazhdojë,” thotë ai, raporton BBC.

“Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme