Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur për vizitë në Kosovë. Clark është parë teksa futet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, dhe ka takuar kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin Armend Mehaj.
Lidhur me vizitën e Clark nuk ka pasur ndonjë njofitm paraprak.
As nga qeveria nuk kanë kthyer përgjigje sa i përket vizitës së gjeneralit amerikan në Kosovë.
Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj dhe kësisoj ndan eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.