Search
Close this search box.

Kurti: Sulmet ndaj policisë në Veri janë terroriste, kanë pasur qëllim të vrasin

Shpërndaje

Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit.

Sulmi i fundit ishte në mëngjesin e 16 prillit, kur ata po bënin ndërrimin. Për këtë sulm kanë reaguar krerët e shtetit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE. Sulmi është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

Për sulmet ndaj policies së Kosovës në Veri ka folur sot kryeministri Albin Kurti pas homazheve që bëri te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Kurti sulmet ndaj policisë i quajti terroriste, me synim që të vrasin policët e Kosovës.

“E kemi dënuar ashpër sulmin, ishte sulm terrorist, pasi me plumba e granta u gjuajtën pjesëtarët e policisë që patën fatin që në vetura e tyre kishte veç dëme materiale”, tha Kurti.

Ai më tej tha se ju takon organeve të rendit ta zbardhin rastin dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë, çka duhet ndërmarrë veprime për të parandaluar sulme të tilla.

“Nuk janë sulme mbi mbi policet, sulme që kanë pasur qëllim të vrasin, fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz. Me strukturat ilegale dhe krimin e organizuar nuk do të ketë asnjë gram tolerance”, tha Kurti.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme