Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord të dielën për korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e prekura nga lufta, tha të dielën zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të biem dakord … për armëpushimet në rrugët e evakuimit. Kjo është arsyeja pse, për fat të keq, ne nuk po hapim korridoret humanitare sot,” tha ajo në llogarinë e saj në Telegram.
Rusia akuzohet për përdorimin e armëve kimike në Mariupol.
Vereshchuk tha gjithashtu se autoritetet ukrainase kanë kërkuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur ukrainas nga porti i rrethuar i Mariupolit.