Search
Close this search box.

FBI thotë se hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 600 milionë dollarë në kriptomoned

Shpërndaje

FBI fajësoi të enjten hakerët e lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut për vjedhjen e më shumë se 600 milionë dollarëve kriptomonedhë muajin e kaluar nga një kompani e lojërave video – e fundit në një varg grabitjesh të guximshme kibernetike të lidhura me Phenianin.

“Përmes hetimit tonë ne mundëm të konfirmonim se Lazarus Group dhe APT38, akterë kibernetikë të lidhur me DPRK, janë përgjegjës për vjedhjen e 620 milionë dollarëve në Ethereum të raportuar më 29 mars,” tha FBI në një deklaratë. “DPRK” është një shkurtim i emrit zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë dhe Ethereum është një platformë teknologjike e lidhur me një lloj kriptomonedhe.

FBI po i referohej hakimit të fundit të një rrjeti kompjuterik të përdorur nga Axie Infinity, një lojë video që lejon lojtarët të fitojnë kriptovaluta. Sky Mavis, kompania që krijoi Axie Infinity,  njoftoi më 29 mars se hakerat e paidentifikuar kishin vjedhur ekuivalentin prej rreth 600 milionë dollarë — e vlerësuar në kohën e zbulimit të hakimit — më 23 mars nga një “urë” ose rrjet që lejon përdoruesit të dërgojnë kriptomonedhë nga një blockchain në tjetrin.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së sanksionoi të enjten Lazarus Group, një grup i gjerë hakerash që besohet se punojnë në emër të qeverisë së Koresë së Veriut. Thesari sanksionoi “portofolin”, ose adresën e kriptomonedhës, që u përdor për të marrë para në hakimin e Axie Infinity.

Sulmet kibernetike kanë qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për regjimin e Koresë së Veriut për vite me radhë, pasi udhëheqësi i tij, Kim Jong Un, ka vazhduar të ndjekë armët bërthamore, sipas një paneli të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertëve të jashtëm të sigurisë kibernetike.

Subscribe
Notify of
guest
6 Comments
Oldest
Newest
Inline Feedbacks
View all comments
Kod polecający Binance

I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

binance registrácia

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.com/sk/register?ref=OMM3XK51

Binance

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://accounts.binance.com/ur/register?ref=UM6SMJM3

binance sign up

Thanks for shening. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. https://accounts.binance.com/en/register?ref=P9L9FQKY

Zaregistrujte sa a získajte 100 USDT

Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.com/sk/join?ref=V2H9AFPY

Bonus de recomandare Binance

Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme