Search
Close this search box.

Kina bën dërgesë gjysmë sekrete të raketave në Serbi

Shpërndaje

Serbia pranoi një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të fshehtë këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.
Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq konfirmoi gjithsesi shpërndarjen e sistemit me rreze të mesme, duke thënë të shtunën se ai do të paraqesë “krenarinë më të re” të ushtrisë serbe të martën ose të mërkurën.

Ai më herët ishte ankuar se vendet e NATO-s, të cilat përfaqësojnë shumicën e fqinjëve të Serbisë, po refuzojnë të lejojnë fluturimet e shpërndarjes së sistemit mbi territoret e tyre mes tensioneve për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Shefi i Kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar pas publikimit të hulumtimit të Associated Press.

”Është dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të ??PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group, prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela.

Edhe pse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose të kritikojë drejtpërdrejt mizoritë e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme