Shqiptaro-amerikanja, pjesë e komunitetit LGBTQ+, Rremida Shkoza dhe bashkëshortja e saj Alli, do të bëhen prindër të dy fëmijëve binjak, njofton Atlantiku.
“Bebet Schad-Shkoza vijnë në vjeshtën e vitit 2022. Pas 4 vitesh trajtimi, jemi më shumë se mirënjohëse dhe të lumtura për familjen tonë”, njoftoi Rremida.
Rremida Shkoza është thelemuese e organizatës “Sofra LGBT” dhe një zë i fuqishëm për të drejtat e këtij komuniteti dhe të drejtave dhe lirive individuale në përgjithësi.
Ajo jeton në South Carolina dhe është një sipërmarrëse e sukssesshme në sektorin e pasurive të paluajtshme. /Atlantiku