Search
Close this search box.

Kush është Enisa, konkurrentja shqiptaro-amerikane në American Song Contest?

Shpërndaje

Pop-artistja,  Enisa,  do të jetë pjesëmarrëse në American Song Contest dhe do të përfaqësojë Nju Jorkun në këtë garë.

Pasi ishte në skenën e zhvillimit për shumë vite, American Song Contest më në fund u shfaq premierë në NBC më 21 mars 2022. Ky spektakël muzikor bazohet në fenomenin mbarëbotëror Eurovision Song Contest, një konkurs mega hit 62-vjeçar jashtë shtetit, i cili ndiqet nga 200 milionë njerëz në vit.

American Song Contest organizohet nga Snoop Dogg dhe Kelly Clarkson dhe do të ketë 56 artistë që përfaqësojnë të 50 shtetet e Amerikës.

Kush është konkurrentja e American Song Contest, Enisa?

Artistja 26-vjeçare, ka lindur nga prindër shqiptarë dhe qasja e saj ndaj muzikës përfshinë frymëzim nga Lindja e Mesme. Ajo përqafon trashëgiminë e saj myslimane dhe e mbush atë me muzikën e saj bashkëkohore shpirtërore pop.

Këngëtarja filloi karrierën e saj muzikore në vitin 2015 duke interpretuar këngë të muzikantëve tjerë dhe filloi të bënte muzikën e saj në vitin 2016. Aktualisht ajo ka nënshkruar me Atlantic Records dhe Highbridge The Label.

Pas diplomimit nga shkolla e mesme  Edward R. Murrow në Brooklyn, ajo ndoqi Kolegjin Brooklyn ku vazhdoi të zhvillonte vizionin e saj muzikor. Ajo filloi të publikonte interpretime të këngëve të ndryshme që shpërthyen në rrjetet sociale dhe i fituan miliona shikime. Ylli gjithashtu fitoi vlerësime kritike nga Complex, XXL, ThisSongIsSick, dhe më shumë.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo dëshiron që dëgjuesit e saj të “largohen të fuqizuar” pasi të dëgjojnë muzikën e saj. Ajo tha:

Unë e di vetë që mund të dalësh më i fortë nga çdo situatë. Shpresoj që të dëgjoni një këngë, ta zbatoni atë në jetën tuaj dhe të ndiheni sikur mund të kapërceni çdo gjë. Muzika ime synon ta shpërfaq këtë vetëbesim.

Konkurrentja e American Song Contest publikoi disa këngë, përkatësisht Love Cycle në 2020, Count My Blessings dhe One Thing në 2022. Hitet e saj të fundit përfshijnë albumin Fake Love, për të cilin Enisa ka marrë njohje globale. Duke folur për këngën e saj të fundit, Tears Hit The Ground nga albumi, ajo tha:

Kam mbaruar së shkruari këtë këngë 4 vite më parë dhe e mbajta deri në momentin perfekt. E shkrova në një kohë kur ndihesha sikur po zhgënjehesha nga të gjithë në jetën time. Është një këngë kur ndihesh e tradhëtuar, por ke ndjenjën e fuqisë për faktin se karma do ta gjejë rrugën e saj dhe ajo vrimë e zezë në të cilën ndihesha sikur isha do të ishte vetëm e përkohshme.

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme