Search
Close this search box.

Erdogan zbulon 6 pikat e negociatave Rusi-Ukrainë: Ka dakordësi për 4 pika

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh, këtë të premte, se për 4 nga 6 pikat e negociatave Ukrainë-Rusi ka “mirëkuptim”.

Teksa foli me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan njoftoi se do të flasë me Zelensky-n në fundjavë dhe me Putinin në fillim të javës së ardhshme.

“Janë 6 tema në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, nga të cilat duket se palët kanë “një mirëkuptim” për 4 nga ato. Në fillim, Ukraina nuk donte të diskutonte, por më pas Zelensky u shpreh se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja flitet pothuajse kudo në Ukrainë. Edhe për këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Më tej, presidenti i Turqisë u shpreh se komentet e Zelensky-t për mbajtjen e një referendumi për kompromise me Rusinë ishte një lëvizje e zgjuar. Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend, do të duhet të vendoset përmes një referendumi.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme