Search
Close this search box.

Joe Biden miraton ndihmën ushtarake një miliard dollarëshe për Ukrainën

Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë asistencë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1 miliard dollarë, në kohën kur ky shtet evropian ka hyrë në ditën e 29-të të luftimeve me trupat ruse.

Duke folur para liderëve të NATO-s në Bruksel, Biden ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme për popullin ukrainas – në ditën kur janë bërë një muaj nga fillimi i pushtimit rus.

“Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për ndihmën ushtarake për Ukrainën, që kap vlerën e një miliard dollarëve – ku në mesin e armëve janë ato kundërajrore, kundër mjeteve të blinduara – dronëve dhe miliarda fishekë të kalibrit të ndryshëm.

“Mirëpres veprimet e shumë shteteve tjera aleate, që janë dakorduar për përkrahje ushtarake për Ukrainën, kështu së bashku jemi të përkushtuar të identifikojmë se për çfarë pajisje kanë nevojë më shumë”, shtoi Biden.

Presidenti amerikan gjithashtu ka diskutuar me liderët politikë, për planet e “riformatimit të mbrojtjes së NATO-s në veçanti në lindje”.

Ai theksoi se katër grupe luftarake janë stacionuar në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari – për të dërguar një “sinjal të fuqishëm se Aleanca “në mënyrë kolektive do të mbrojë çdo inç të territorit të NATO-s.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme