Search
Close this search box.

Brukseli kritikon Prishtinën, por “fal” Serbinë dhe i jep kohë: S’ka sanksione

Shpërndaje

Bashkimi Europian kritikon Kosovën dhe vlerëson Serbinë. Shkak për këtë u bënë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit dhe refuzimi që i bëri kryeministri Albin Kurti, zgjidhjes së ofruar nga vendet e QUINT-it për të lejuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në votime.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk zbuloi propozimin konkret, teksa la të kuptohet se bëhej fjalë për qendra votimi fizike në territorin e Kosovës siç ka ndodhur në praktikat e mëparshme.

“Tani presim që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet dhe retorika që mund të rrisin tensionet. Dhe në gjithashtu u bëjmë thirrje të dyja palëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociatat e vazhdueshme në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE”, deklaroi ai.

Të vetmen mënyrë që ka pranuar Kosova të lejojë pjesëmarrjen e serbëve me dy shtetësi në zgjedhjet e 3 prillit është me anë të postës ose në zyrën e ndërlidhjes në Prishtinë. Por kjo po konsiderohet e pamjaftueshme për Brukselin. Zëdhënësi njoftoi se BE nuk do t’i vendosë sanksione Serbisë, që ende nuk ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i dhënë kohë të përafrohet me qëndrimet e mbarë botës.

“Sanksionet e BE-së janë për të parandaluar Putinin nga financimi i agresionit të tij të vazhdueshëm kundër një shteti të pavarur, sovran dhe popullit të tij. Dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë për sanksionet, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë botën”, shtoi Stano.

Ndërkohë, rusët po shfrytëzojnë një boshllëk të njohur si “dera e pasme serbe” për të hyrë në Europë dhe anashkaluar ndalim fluturimin për në vendet e kontinentit të vjetër. Në javët e fundit, Air Serbia, që është pronë e shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska për në Beograd.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme