Gjatë fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në parlamentin e Izraelit, Knesset, u bënë një sërë përpjekjesh për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.
Sipas raporteve të Kompanisë Publike të Transmetimeve Izraelite, këto përpjekje u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit.
Ndryshe, Zelensky, i është drejtuar deputetëve të parlamentit të Izraelit.
Dhe në adresimin e tij para deputetëve izraelit, Zelensky ka tërhequr paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.
Ai ka thënë se agresioni rus “nuk është një operacion ushtarak”.
Presidenti ukrainas më parë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës – duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – nga të cilët ka kërkuar mbështetje.