Search
Close this search box.

Shqipëria ndër 10 vendet më të korruptuara në botë

Shpërndaje

Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë 2022, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2019-2021, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.03, duke u renditur e 9-a në botë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Bosnjë Hercegovina është e dyta në botë, pas Afganistanit. Shtete të tjera të rajonit, qytetarët e të cilëve mendojnë që korrupsioni është i lartë janë Rumania, Bullgaria.

Në listë pas nesh është Maqedonia e veriut dhe më pas Kosova. Të dy këto shtete të fundit në renditjen e mëparshme ishin pozicionuar më keq sesa Shqipëria.

Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë vijon të jetë, është Singapori.

Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendet nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia. Suedia dhe Zelanda e Re vlerësohen gjithashtu nga qytetarët e tyre si më pak të korruptuarat.

Perceptimi i lartë që kanë qytetarët dhe bizneset shqiptare për korrupsionit është një nga treguesit që na penalizon në indeksin e lumturisë. Ky indeks e rendit Shqipërinë të parafundit në Europë.

Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë).

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët./Monitor

iii
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme