Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kryeministri i Izraelit, z. Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime”, tha Zelensky në një fjalim video drejtuar popullit ukrainas të postuar të dielën, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem”.
“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur”, tha ai.
Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit përmes një lidhje me video të dielën. /Telegrafi/