Search
Close this search box.

Shoqata “Peja” në New York, kontribuon me 50,600 dollarë për Fondin e Sigurisë

Shpërndaje

Kontributi i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht i Shoqatës humanitare “Peja”, me seli në New York, nuk ka munguar kurrë, dhe sa herë që është bërë thirrje për të kontribuar dhe ndihmuar Republikën e Kosovës, ata gjithmonë kanë qenë dhe janë të gatshëm për një gjë të tillë

Këtë herë, Shoqata “Peja”, i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të kontribuar dhe ndihmuar ushtrinë e Kosovës përmes “Fondit të Sigurisë”, e që ekskluzivisht ka të bëjë ne mbështetjen financiare të ushtrisë së vendit.

Kjo Shoqatë, në veçanti anëtarët e saj, dhe miqtë e saj e ndihmuan “Fondin e Sigurisë”, anëtarët dhe miqtë me 50,600 dollarë, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Shoqatës “Peja”, me seli në New York, falënderuar të gjithë anëtarët dhe miqtë e saj, për kontributin e dhënë.

Ata thanë se, sa herë që atdheu ka bërë thirrje për të ndihmuar, i gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan, në theks të veçantë anëtarët e kësaj shoqate, iu kanë përgjigj thirrjeve të tilla pa asnjë hezitim.

276137088 8256549777704625 1154811925362292806 n edited

Duhet përmendur se Shoqata “Peja”, me seli në New York, në vazhdimësi ka ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj në nevojë jo vetëm në Pejë dhe rrethinë, por edhe shumë qytetarë në qytete të tjera, ku në fokus ka qenë gjithmonë të ndihmohen familjet që kanë nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, femra pa mbështetje familjare dhe të tjera.

Ndërkaq, vetëm para disa kohësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kurti, pati thënë “në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, ka autorizuar Ministrinë e Financave për themelimin e ‘Fondit të Sigurisë’”.

Ndryshe, buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në më 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë eurove.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme