Grida Duma tha se deputetët e Partisë Demokratike i kanë lënë kohë deri të enjten Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit.
“Kemi kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës për vetëm një arsye, PD nuk mund të zvogëlohet më. Demokratët nuk pranojnë më të jenë humbës, duhet të dalin fitues. Duhet secili të qartësohet se, nëse i bën dëm PD, duhet të bëjë hapa pas. Deputetët i kanë lënë kohë deri ditën e nesërme, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Duma nga Elbasani. “Basha tha që e ka marrë vendimin, tha “do të tërhiqem, vetëm më jepni pak kohë që të qartësohem, për të bërë të ditur vendimin tim”. Nuk ka rrugë tjetër përveç se të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm”, shtoi Duma.