Search
Close this search box.

Sfidat e grave shqiptaro-amerikane për karrierë të suksesshme

Shpërndaje

Shkalla e edukimit dhe niveli i përfshirjes në industri të ndryshme profesionale i grave shqiptaro-amerikane është në rritje.

Ato janë të etura për njohuri dhe karrierë të suksesshme, thotë Betira Shahollari nga organizata “Albanian Professional Women”.

“Ne e dimë se gratë shqiptare janë shumë ambicioze. Ato janë të vendosura të arrijnë diçka për veten e tyre, të ndërtojnë karriera të suksesshme dhe të bëjnë krenarë prindërit që sakrifikuan duke emigruar në Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo në një intervistë me shkrim për Atlantikun.

 “Këto gra japin 100 përqind nga vetja e tyre dhe janë të përkushtuara për të avancuar rolin e tyre në shoqëri dhe komunitet”, shton ajo.

Fuqizimi i rolit të grave profesoiniste shqiptaro-amerikane është në thelb të misionit të organizatës “Albanian Professional Women” të cilën Shahollari e hapi më 2020.

41F49CE1 34C9 47DA AC5E FB78F2EE789E 1

“Besoj se gratë shqiptare përballen me sfidat e njëjta me të cilat ballafaqohen gratë në përgjithësi, pa marrë parasysh prej nga vijnë ato. Sidoqoftë, mendoj se shqiptaro-amerikanet përballen me disa sfida të veçanta. E para është fakti se kemi emigruar në SHBA, qofshim ne që kemi ardhur të parët apo prindërit tanë. Kjo nënkupton se shumë gjëra është dashur t’i mësojmë vetë. Mungesa e mbështetjes grupore më shtyu që të krijoj organizatën e grave profesioniste shqiptare”, thotë Shahollari.

Ajo thotë se rëndësi të madhe në një rrugëtim të suksesshëm të një gruaje, ka edhe mbështetja e partnerit.

“Duhet një partner që mbështet gruan, e kupton dhe inkurajon atë për të vazhduar karrierën e saj. Duhet një partner që e pranon se gratë kanë ëndrrat, qëllimet dhe ambiciet e tyre, që e kupton rolin e tyre në shoqërinë tonë dhe që e ndihmon atë në arritjen e qëllimit”, thotë ajo ndërsa shton se “gruas i nevojitet një partner që ndihmon në mënyrë të barabartë në punët e shtëpisë dhe obligimet familjare. Është e vështirë të jesh një nënë që kujdesesh për familjen dhe ndjek karrierën, prandaj mbështetja e partnerit është esenciale dhe shumë e rëndësishme”.

Organizata që  Shahollari drejton ka zhvilluar disa takime, shumica prej të cilave virtuale, me gra shqiptaro-amerikane që gëzojnë sukses në karriera të ndryshme ose që synojnë të arrijnë  në një fushë  të caktuar.

IMG 0338

“Dëgjojmë histori rreth sfidave me të cilat përballen gratë emigrante ose fëmijët e emigrantëve për të depërtuar në mjediset e edukimit dhe ato profesionale. Dëgjojmë histori për sfida që një grua përjeton kur ndodhet e vetme në një zyre me burra, trajtimin diskriminues dhe të pabarabartë”, thotë Shahollari.

 

                    Kush është drejtuesja e organizatës “Albanian Professional Women”

 

BETIRA

 

Betira Shahollari erdhi nga Shqipëria në ShBA në moshën 14 vjeçare, kur familja e saj vendosi të largohet nga Tirana për t’u shpërngulur në Michigan të Shteteve të Bashkuara. Ajo mbaroi studimet universitare për financa në Universitetin e Oakland-it. Sot ajo punon për kompaninë e njohur të shërbimeve financiare, Ally Financial. Roli i saj është studimi i tregjeve kapitale dhe investimeve të kompanisë.

Ajo thotë se gjithë karrierën e saj kishte një ëndërr, që të ndihmonte komunitetin shqiptaro-amerikan.

 

           Këshilla për gratë nga Betira Shahollari

 

  • Besoni në vetëvete dhe mos u ndalni. Është e stërthënë, por kështu duhet të jetë fillimi juaj. Ajo që i dallon gratë që arrijnë me ato që dështojnë, është se gratë e suksesshme nuk ngurrojnë të bëjnë hapin e parë. Shumë njerëz kanë ide interesante, por kurrë nuk fillojnë të punojnë në atë drejtim për shkak të frikës.

 

  • Kurrë mos u ndalni së mësuari. Një udhëheqëse e mirë është gjithmonë duke mësuar, duke dëgjuar të tjerët, duke pranuar përshtypjet dhe duke menduar për mënyra që mund ta ndihmojnë për të arritur potencialin e plotë.

 

  • Rrethojeni veten me një rrjet të grave që të inspirojnë dhe të shtyjnë të bësh më të mirën tënde. Është shumë e rëndësishme të kesh rreth vetes një grup njerëzish me të cilët mund këshillohesh ose të bisedosh kur të brengos diçka.

 

  • Nganjëherë nuk ka rëndësi çfarë dimë por kë e njohiim. Jepi vetes kohë të lidhesh me njerëz me të cilët mund të bashkëpunosh kur ke nevojë për ndihmë. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë, qofshin burra apo gra, në rrugëtimin e tyre për të zhvilluar një karrierë të sukssesshme.

 

 

View this profile on Instagram

 

Albanian Professional Women (@albanian_professional_women) • Instagram photos and videos

 

Atlantiku.com do të sjell çdo ditë artikuj nga jeta e shqiptaro-amerikanëve. Nëse dëshironi të ndani rrëfimin tuaj me lexuesit e Atlantikut, nga shrkuani në info@atlantiku.com

 

 

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme