Search
Close this search box.

Abazoviq pritet ta ndryshojë qëndrimin e Malit të Zi për “Open Balkan”

Shpërndaje

Mandatari për kryeminstër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se ekzistojnë tri shtylla të politikës së jashtme të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor e ato janë BE, NATO dhe “Open Balkan”.

Me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, qëndrimi i deritanishëm i Malit të Zi për projektin “Open Balkan” pritet të ndryshojë.

Lëvizja Qytetare “Aksioni i Bashkuar Reformist”, partia së cilës i prin Abazoviqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka bërë të ditura qëndrimet e tij për sa i përket politikës së jashtme, duke përfshirë edhe “Open Balkan”.

“Ne do të shqyrtojmë iniciativat rajonale. Ekzistojnë tri shtylla të politikës së jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor: BE, NATO dhe Balkan i Hapur”, thuhet në postim.

Ndryshimi potencial i qëndrimit të Malit të Zi për “Open Balkans”, është trajtuar si tematikë edhe në Kosovë.

Drejtori i institutit “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, një një debat televiziv në “RTV Dukagjini”, ka komentuar deklaratën e Abazoviqit. “Është hera e parë që flitet kaq hapur që Ballkani i Hapur është projekt amerikan”, ka deklaruar ai.

Sipas Ymerit, duke e analizuar qasjen e Abazoviqit lidhur me këtë tematikë, edhe Mali i Zi shumë shpejtë do të bëhet pjesë e “Open Balkan”.

Sipas tij, kjo lëvizje e Malit të Zi mund të këtë ndikim edhe në Kosovë.  “Kosova do të jetë e rrethuar nga shtetet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Ymeri.

Për këtë çështje, gazeta Nacionale ka marrë mendimin edhe të gazetares së njohur malazeze, Jullka Pejoviq.

Ajo është shprehur se qeveria e re e këtij vendi mund ta ndryshojë qëndrimin ndaj kësaj iniciative rajonale.

“Mali i Zi zyrtar, edhe në kohën kur u hodh ideja e “Mini Shengenit”, deklaroi se nuk ishte i interesuar t’i bashkohej një aleance të tillë, sepse Mali i Zi është pjesë e Procesit të Berlinit. Qeveria aktuale në largim e Malit të Zi nuk ka shprehur interes për anëtarësim, por tani mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviq, nuk e përjashton këtë mundësi, ndonëse më parë ishte kundër. Arsyet e ndryshimit të opinionit janë sigurisht politike, jo ekonomike, sepse ideja mbështetet nga Partia Popullore Socialiste, e cila njoftoi se dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së Dritan Abazoviçit dhe nëse Shtetet e Bashkuara e imponojnë këtë ide, nuk do të jetë e çuditshme që Mali i Zi t’i bashkohet një aleance të tillë”, ka thënë ajo, duke treguar synimet e kësaj iniciative.

“Mini Schengen”, pra “Ballkani i Hapur”, është formuar deklarativisht për hir të bashkëpunimit ekonomik rajonal, por deri më tani nuk ka rezultate të mëdha dhe asnjë shtet anëtar nuk përfiton prej tij. Besoj se arsyet janë realisht politike dhe se formimi i “Ballkanit të Hapur” është iniciuar nga Serbia (Vuçiq) “për inat” të Kosovës, duke qenë se edhe Shqipëria është pjesë e asaj aleance.”, ka thënë Pejoviq.

Projekti “Open Balkan” si qëllim kryesor ka hapjen e një zone ekonomike e politike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mundësi potenciale për të qenë pjesë e këtij projekti, vetëm tre prej tyre kanë përkrahur projektin dhe kanë nënshkruar marrëveshje.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia, janë tri shtetet iniciatore dhe pjesëmarrëse në këtë projekt.

Ndërkaq Kosova, Mali i Zi dhe Bosjne e Hercegovina, kanë qenë dhe mbeten skeptike kundrejt këtij projekti.

Më 11 nëntor 2019, në samitin e Ohrit që u mbajt po atë vit, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, atëkohë Zoran Zaev, ranë dakord për krijimin e një zone ekonomike, e cila do të përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis shteteve.

Kujtojmë së Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, është deklaruar kundër kësaj nisme, duke e konsideruar atë si një “marketing politik”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme