Search
Close this search box.

Rusia granaton qytetin Dnipro të Ukrainës

Shpërndaje

Zona me civilë ranë viktima nga granatimet ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro të premten.

Shërbimet e emergjencës thanë se një person është vrarë në atë që dukej të ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë në qytet.

“Herët të premten, ka pasur tre sulme ajrore në qytet, domethënë goditën një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke shkaktuar një zjarr. Një person vdiq,” u tha në një deklaratë nga shërbimet e emergjencës.

Granatimet u raportuan gjithashtu të premten në Lutsk, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.

“Pati shpërthime në anën e aeroportit,” shkroi kryetari i Lutsk, Ihor Polishchuk në Facebook.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një konferencë të premten se trupat e saj shënjestruan aeroportet në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk, një tjetër qytet në perëndim të Ukrainës rreth 250 kilometra në jug të Lutsk.

“Fushat ajrore ushtarake në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk janë vënë jashtë funksionit,” tha zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov.

Lufta në Ukrainë nisi pas sulmit që Rusia bëri ndaj këtij shteti më 24 shkurt. Që nga ajo kohë janë shënuar qindra vdekje dhe miliona refugjatë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme