Search
Close this search box.

Rusët kanë pranuar se po përdorimin sistemin TOS-1A në Ukrainë – çfarë dëme shkaktojnë armët termobarike?

Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar përdorimin e sistemit TOS-1A, i cili përdor raketa termobarike.

Një bombë vakum ose armë termobarike, e quajtur edhe bombë aerosol, përbëhet nga një rezervuar karburanti dhe dy ngarkesa shpërthyese, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Mund të përdoret në dy mënyra – ose duke e hedhur nga një aeroplan si një bombë ose duke e gjuajtur si një granatë apo raketë.

Kjo armë funksionon duke hapur rezervuarin e karburantit me shpërthimin e parë dhe duke shpërndarë karburantin si një re që mund të depërtojë në çdo ndërtesë, bunker apo tunel që nuk është i mbyllur hermetikisht.

Ngarkesa e dytë më pas e shpërthen dhe prodhon një top zjarri të madh. Shpërthimi thith oksigjen nga ajri përreth për të prodhuar një shpërthim me temperaturë jashtëzakonisht të lartë, i cili më pas zakonisht prodhon një valë shpërthimi me kohëzgjatje dukshëm më të gjatë se shpërthimi i bombave konvencionale.

Shpërthimi i bombës vakum është në gjendje të kthejë trupat e prekur të viktimave në avull. /Telegrafi/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme