Pas shtrenjtimit të derivateve në Kosovë, disa kompani të autobusëve i kanë shtrenjtuar çmimet e biletave, raporton Express.
Një kompani që bën transportin e udhëtarëve nga Prishtina për në Prizren, tash e ka bërë biletën 5 euro, prej 4 eurove sa ka qenë.
Çmimi i biletës është shtrenjtuar edhe për studentët. Prej 3 euro sa kanë paguar biletën më herët, tash duhet të paguajnë 4 euro.
“Nga dita e premte, me datë 11.03.2022 do të rriten çmimet e biletës për udhëtim, andaj kërkojmë mirkuptimin e pasagjerve tanë”, kanë deklaruar nga kjo kompani.
Se çmimet e biletave janë rritur nga disa kompani e kanë konfirmuar edhe në Shoqatën e Transportit Rrugor.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se si shoqatë s’kanë marrë ndonjë vendim, por se disa kompani tash veç i kanë rritur çmimet e biletave.
“Ne si shoqatë s’kemi marrë vendim të caktuar për rritje të çmimeve. Çështa e cmimeve i cakton secilit operator…Edhe nëse ka një lëvizje të lehtë të çmimeve nuk është në mesataren që do të duhej të ishte”, ka thënë Kurtishaj./Express