Mëngjesin e sotëm në moshën 65 vjeçare është ndarë nga jeta anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish kryetari i Istogut nga kjo parti.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, derisa kanë deklaruar se kjo është një humbje e madhe për LDK-në dhe Istogun.
Haki Rugova, ishte kryetar i komunës së Istogut për tre mandate, derisa pjesë e LDK-së është gati qysh nga fillimet e kësaj partie.