Search
Close this search box.

U vranë nga burrat, këto janë gratë shqiptaro-amerikane që humbën jetën në 20 vitet e fundit

Shpërndaje

Dhuna në familje vazhdon të sfidojë shoqërinë shqiptare. Kjo dukuri është prezente edhe në mesin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 20 vitet e fundit, të paktën pesë gra shqiptaro-amerikane humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.

Anila Duro, profesore në Kolegjin John Jay dhe aktiviste kundër dhunës në familje ka hulumtuar rreth këtyre grave dhe sjell hollësitë e historive të tyre.

“Me sa di dhe sipas të dhënave që kam arritur të gjejë nga të dhënat publike dhe të komunitetit, kemi humbur pesë gra shqiptaro-amerikane, të cilat janë heroinat tona. Ky numër mund të duket i vogël krahasur me të dhënat kombëtare, por është një humbje e madhe për komunitetin tonë. Historitë e këtyre heroinave dhe familjeve të tyre dëshmojnë se dhuna në familje është e rrezikshme dhe shumë e dëmshme për komunitetin tonë”, shpjegon aktivistja Duro për Atlantikun.

Gjetjet e saj tregojnë se çdo rast ka filluar me shtypje dhe kontroll, për t’u përshkallëzuar më vonë në dhunë vdekjeprurëse.

“Ne si komunitet duhet t’i trajtojmë seriozisht shenjat e dhunës që mund të vërejmë tek motrat, vajzat, nënat dhe në përgjithësi shoqëria jonë, që të kuptojmë kur dikush është në një marrëdhënie abuzive. Ajo që fillon si kontroll i vogël si për shembull të mos lejuarit për të dalë në kafene, ndalimi për të shkuar në dyqane ose kontrolli i telefonit, mund të eskalojë në dhunë vdekjeprurëse”, thotë aktivistja Duro.

Gratë shqiptaro-amerikane që përjetojnë dhunë në familje mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmën e nevojshme duke thirrur në Qendrën Kombëtare për Dhunën në Familje në numrin 800-799-7233. Kjo qendër ka edhe përkthyes të gjuhës shqipe.

domestic abuse substance abuse

Historitë e grave shqiptaro-amerikane që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje, gjatë 20 viteve të fundit

Zamira Gashaj

Më 2002 një vrasje e rëndë tronditi qytetin Troy në Michigan. Si pasojë e dhunës në familje, Zamira Gashaj u vra në moshën 29 vjeçare nga bashkëshorti i saj Palok Gashaj.

Pasi kreu aktin, Palok Gashaj në atë kohë 33 vjeçar, mori fëmijët e tij dhe shkoi në Detroit ku vrau edhe kunatin e tij.

Në këtë periudhë fëmijët e çiftit Gashaj ishin nën moshën 8 vjeçare.

Nënkoloneli i policisë në qytetin Troy, Steve Zavislak, kishte deklaruar se Palok Gashaj nga Shqipëria po qëndronte ilegalisht në Amerikë, pasi ndaj tij më 1995 ishte lëshuar një urdhër dëbimi.

“Ai ishte urdhëruar të lajmërohej për dëbim, gjë që nuk e bëri kurrë”, kishte deklaruar Zavislak për mediat në Detroit.

Bashkia në Detroit kishin thënë se atij i ishte mohuar azili në New York dhe se gjykatësi kishte kërkuar largimin e tij. Ndonëse nuk dihet me saktësi, sipas informacioneve publike nuk ekzistojnë të dhëna nëse urdhri për dëbimin e tij ishte marrë bazuar në ndonjë aktivitet kriminal.

Maria Djelaj

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Detroit tronditet sërish më 2008 kur Maria Djelaj në atë kohë 38 vjeçare vritet nga bashkëshorti i saj Djerdj Djelaj. Pasi kreu aktin e vrasjes, Djerdj Djelaj bëri vetëvrasje.

Vrasja erdhi pas 23 vitesh martesë të çiftit, një marrëdhënie abuzive që eskaloi kur Maria po luftonte për drejtësi dhe po mundohej të divorcohej nga partneri abuziv.

Gjashtë muaj pas divorcit Djerdji vrau gruan dhe veten e tij në parkingun e një kishe në Shelby të Detroitit.

Gyltene “Julie” Rugova

Më 2014 një tjetër grua shqiptare humbet jetën si pasojë e dhunës në familje. Gyltene “Julie”Rugova u vra në moshën 46 vjeçare nga Hasan “Sammy” Rugova në Brooklyn të New York-ut.

Vrasja kishte ndodhur pak orë para se Gyltenja të hapte një piceri të sajën.

Hasan “Sammy” Rugova pranoi para gjykatësit fajësinë për goditje me thikë dhe vrasjen e gruas së tij në maj të vitit 2014, pas një zënke.

Ai u dënua me 18 vite burg. Rugova nga Shqipëria kishte pasaportë amerikane për 15 vite prandaj nuk u deportua.

Florida Lumi

Ajo u vra në moshën 29 vjeçare nga bashkëshorti i saj Fred Rudaj më 2016 në Bronx të New York-ut. Në momentin kur u vra Florida ishte shtatëzënë me fëmijët e dorasit, njoftoi policia në ditën e vrasjes.

Pasi vrau bashkëshorten e tij, Fred Rudaj në atë kohë 39 vjeçar kreju vetëvrasje.

Emrat e çiftit që jetonin në komunitetin Pelham Bay të Bronxit, nuk ishin të njohur për policinë.

Elena Alinj

Ky është rasti i fundit i ditur i dhunës në familje në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Nëna e re me prejardhje nga Shqipëria u vra në moshën 23 vjeçare nga i dashuri i saj Marvin Santiago në Colorado.

Elena ishte dërguar në spital me plagë të rënda, ku edhe ndërroi jetë më vonë. Hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje dhe Abuzimeve Seksuale morën përsipër rastin dhe intervistuan të dashurin e Elenës, të cilët më pas e konstatuan rastin si vrasje.

Pas hetimeve u mësua se Santiago ishte akuzuar edhe në të kaluarën për dhunë ndaj nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes. /Atlantiku.com/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme