Search
Close this search box.

Ministri ukrainas kërkon llogari nga OKB nëse i ndaloi stafit përdorimin e fjalëve ‘luftë’ dhe ‘pushtim’

Shpërndaje

Kombet e Bashkuara e kanë ndaluar stafin e tyre që t’i referohet situatës në Ukrainë si një “luftë” ose “pushtim”, në përpjekje për të balancuar ndjeshmëritë politike meqë Rusia është një shtet anëtar i fuqishëm, ka raportuar gazeta irlandeze “The Irish Time”.

Në vend të kësaj, stafi i OKB-së është udhëzuar të përdorë termat “konflikt” ose “ofensivë ushtarake” për të përshkruar pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj, i cili ka vrarë qindra civilë dhe ka detyruar dy milionë veta të largohen nga vendi.

Për këtë lajm ka reaguar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, duke kërkuar nga OKB-ja që nëse s’është e vërtetë, ta demantojë.

“Është e vështirë të besohet se OKB-ja në thelb mund të imponojë të njëjtin lloj censurimi siç imponon Kremlini brenda Rusisë tani, duke ndaluar përdorimin e fjalëve “luftë” dhe “pushtim” ndaj stafit të OKB-së. I bëj thirrje OKB-së që të përgënjeshtrojë me shpejtësi raporte të tilla nëse ato janë të rreme. Reputacioni i OKB-së në rrezik”, ka shkruar ai në Twitter.

Gazeta ka shkruar se kjo kërkesë iu bë stafit të OKB-së përmes një emaili drejtuar stafit të hënën, departamenti i komunikimit i OKB-së udhëzoi punonjësit që të mos e përshkruanin situatën si një luftë dhe të mos shtonin flamurin ukrainas në llogaritë personale ose zyrtare të mediave sociale ose faqet e internetit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme