Search
Close this search box.

Tri fushat ku Amerika mund të ndërmarrë veprime shpejt në Ukrainë

Shpërndaje

Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar tri fusha në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndërmarrin së shpejti veprime, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë pas sulmeve të intensifikuara në Ukrainë, shkruan Express.

Sipas CNN, ata pritet të vendosin një ndalesë në importin e naftës ruse, të bëjnë një deklaratë të krimeve të luftës kundër Rusisë, si dhe të ofrojnë ndihmë për lehtësimin e dërgimit të avionëve luftarakë polakë në Ukrainë.

Diskutimet urgjente që po zhvillohen midis ndihmësve të lartë të Presidentit Joe Biden dhe midis aleatëve evropianë të SHBA-së vijnë pasi përpjekjet për të evakuuar civilët nga qytetet ukrainase u penguan nga bombardimet ruse dhe Presidenti i Ukrainës iu lut Perëndimit të bënte më shumë.

Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se ata po kërkonin me ngut mënyra për të ndëshkuar më tej Putinin, derisa janë duke ofruar mbështetje për ushtrinë ukrainase./Express

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme