Rregullatori rus i medias ka bllokuar qasjen në Facebook për përdoruesit në këtë vend.
Ky veprim do ta bëjë më të vështirë për qytetarët rusë qasjen në burime të jashtme informacioni dhe lajmesh rreth konfliktit në Ukrainë, përcjell Telegrafi.
Rusia kishte vendosur tashmë kufizime të reja të ashpra për gazetarët në vend, me dënime deri në 15 vjet burg për ata që publikojnë “lajme të rreme” për luftën.
Narrativa “zyrtare” shtetërore nuk i referohet konfliktit si një “pushtim” ose “luftë”, përkundrazi e quan atë një “operacion special” për “de-nazifikimin” e Ukrainës – pavarësisht se presidenti ukrainas është hebre.
Vendimi për Facebook gjithashtu ka të ngjarë ta bëjë më të vështirë mobilizimin për protesta për kundërshtarët e agresionit. /Telegrafi/