Search
Close this search box.

Krahasimi i i sulmit rus në Ukrainë me ndëryrjen e NATO-s në Kosovë. Reagon Kongresmeni amerikan

Shpërndaje

Gazetari Jeremy Scahill, i cili është edhe botues i disa librave, situatën e Ukrainës e ka ndërlidhur me çështjen e Kosovës të vitit 1999.

Në një shkrim në Twitter, Scahill e quan situatë të ngjashme, agresionin rus ndaj popullatës ukrainese me ndërhyrjen dhe bombardimin e Serbisë nga SHBA në Kosovë.

Sipas tij, SHBA kreu akte të njëjta për të cilat tani po dënon Rusinë në Ukrainë.

“Gjatë bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 1999, aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA kreu akte të ngjashme ose identike për të cilat tani po dënon Rusinë në Ukrainë”, shkroi Scahill.

E ndaj tij, ka reaguar kongresmenti i Senatit Amerikan, Ritchie Torres.

Në Twitter, Torres duke i replikuar gazetarit Scahill, tha se bombardimi i Serbisë nga SHBA-ja ka ardhur pasi në Kosovë bëhej spastrim etnik nga Slobodan Millosheviqi, në atë kohë.

Tutje shtoi se serbët përdhunuan, vranë e shpërngulën mijëra shqiptarë.

“Këtu nuk përmendet konteksti kritik. Bombardimi i Serbisë nga SHBA erdhi si përgjigje ndaj një fushate të spastrimit etnik nga duart e Slobodan Millosheviçit, ushtarët e të cilit vranë, përdhunuan dhe shpërngulën sistematikisht mijëra shqiptarë në Kosovë”, tha kongresmeni Torres./Telegrafi/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme