Search
Close this search box.

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

Shpërndaje

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Suedisë, njoftuan Forcat e Armatosura në Suedi të mërkurën.

Shteti skandinav – i cili nuk është anëtar i NATO-s – mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë të hënën, në përputhje me masat e ngjashme nga vendet e tjera evropiane.

Në një deklaratë, ushtria suedeze e dënoi inkursionin e supozuar nga avionët luftarakë rusë si veprim “joprofesional dhe të papërgjegjshëm”.

Sipas kësaj deklarate, incidenti që thuhet se ka ndodhur mbi Detin Baltik, ishte jetëshkurtër.

“Shkelja e hapësirës ajrore suedeze nga Rusia është krejtësisht e papranueshme”, tha ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist, raporton Reuters. “Kjo do të çojë në një përgjigje të fortë diplomatike nga Suedia. Sovraniteti dhe territori suedez duhet të respektohen gjithmonë.”

Forcat e Armatosura të Suedisë thanë se situata ishte nën kontroll dhe se incidenti tregoi se gatishmëria ishte e mirë.

“Ne e marrim këtë shumë seriozisht”, thanë Forcat e Armatosura.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme