Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën.
Vendet e Perëndimit kanë denoncuar veprimet e Vladimir Putin duke e cilësuar atë si despot.
Si kundërpërgjigje, ata kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.
Por, disa vende kanë refuzuar që të dënojnë veprimet ushtarake që kanë shkaktuar deri tani mijëra persona të vdekur mes civilëve duke mbrojtur interesat e tyre historike apo tregtare me Rusinë.
Kina abstenoi në Këshillin e Sigurimit në OKB kur u votua për dënimin e pushtimit të Ukrainës.
Disa vende të tjera kanë dalë hapur në mbështetje të Putinit, duke thënë se Perëndimi e ka provokuar dhe ka të drejtë në veprimet e tij në Ukrainë.