Search
Close this search box.

Serbia ndërron anë, Zelensky publikon listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus

Shpërndaje

Serbia ka votuar pro rezolutës së OKB-së që i bën thirrje Rusisë ta ndalë menjëherë agresionin mbi Ukrainën dhe të tërheqë të gjithë trupat. Presidenti ukrainas Zelenskyy ka publikuar listën e shteteve që votuan kundër agresionit rus.

141 shtete kanë votuar pro rezolutës. 5 shtete kanë votuar kundër ndërsa 34 kanë abstenuar.

Pesë shtetet që votuan kundër janë: Federata Ruse, Bjellorusia, Korea e Veriut, Eritrea dhe Siria.

Kombet e Bashkuara kanë votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës “në termat më të fortë të mundshëm”, transmeton Gazeta Express.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Segiy Kyslytsya e ka krahasuar presidentin rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai tha se sulmi i Rusisë ka për qëllim zhdukjen e Ukrainës

Kyslytsya shtoi: “Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi dhe bota u përgjigj në mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, tha ai./Express/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme