Search
Close this search box.

Biden: Rusia po synon civilët, po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Zelenskyn

Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se ai beson se Rusia po synon qëllimisht civilët në Ukrainë, por nuk pranoi të thoshte nëse ai beson se po kryhen krime lufte, raporton CNN.

“Është e qartë se ata po synojnë civilët”, tha Biden.

I pyetur nëse ai beson se Rusia po kryen krime lufte, Biden tha: “Ne po e ndjekim atë nga afër. Është shumë herët për ta thënë këtë”.

Ndërsa SHBA-ja kërkon mënyra për ta ndëshkuar Rusinë, Biden përsëriti gjithashtu se sanksionimi i eksporteve ruse të naftës mbetet një mundësi, megjithëse zyrtarët kanë paralajmëruar se ata do të punojnë për ta minimizuar ndikimin e një lëvizjeje të tillë në çmimet e naftës në SHBA dhe globalisht.

“Asgjë nuk është jashtë tryezës”, tha Biden.

Biden tha gjithashtu se i takon udhëheqësit ukrainas Volodomyr Zelensky të vendosë nëse ai dëshiron të qëndrojë në vendin e tij pasi ai është nën rrethim nga Rusia.

“Unë mendoj se është gjykimi i tij dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar atë”, tha Biden.

Zelensky ka thënë se ai është objektivi kryesor i Rusisë gjatë pushtimit dhe se familja e tij është objektivi i dytë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë më parë se po ofrojnë një gamë të gjerë mbështetjeje për Zelenskyn, megjithëse nuk ka detajuar se çfarë masash po marrin për ta mbrojtur atë.

CNN kishte raportuar se SHBA-ja ka diskutuar me Zelenskyn për largimin e tij nga Ukraina ose zhvendosjen në Lviv. Zelensky ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në kryeqytet.

Biden dhe Zelensky kanë biseduar me njëri-tjetrin për 30 minuta të martën./ Express/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme