Kryetari i bashkisë së Kievit thotë se është krenar për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ruse.
Vitali Klitschko dhe vëllai i tij, Wladimir – të dy boksierë të njohur ndërkombëtarisht – folën për BBC nga Kievi.
Vitali tha se kishte parë rreshta “të gjatë” të civilëve që rrinin në radhë për të marrë armë dhe për t’u bashkuar me luftën.
Ai tha se patriotizmi i njerëzve e ka befasuar – nga mjekët te aktorët, njerëzit po marrin armët. “Tani për tani, njerëzit janë krenarë”, thotë ai.
Kur u pyet nëse vëllezërit do të qëndrojnë në qytet për të luftuar, Wladimir tha se “Kjo është shtëpia jonë. Prindërit tanë [janë] varrosur këtu, fëmijët [tanë] shkojnë në shkollë këtu. Pse duhet të ikim? Si do të vepronit nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj? Ju e mbroni atë”.
Wladimir i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që t’i japë më shumë mbështetje Ukrainës. /Telegrafi/