Search
Close this search box.

Tre kosovarë largohen nga Ukraina, MPJ jep detaje

Shpërndaje

Tre shtetas kosovarë që kanë qenë në Ukrainë, janë larguar prej atje. Ata është thënë se kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtarja e lartë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qëndresa Fazliu.

Fazliu ka thënë se në total, autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë.

Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.

Ndryshe, Ukraina është në luftë qe shtatë ditë. Rusia ka nisur sulmet në territorin e Ukrainës, që nga orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit./Gazeta Express

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme